Flet Xhensila: “Prindërit u divorcuan, por mami..”

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret që ka qënë në qëndër të vëmendjes publike që në fillimet e saj. Tashmë ajo është nënë e një vajze të quajtur “Ajka”. Xhensila ka qënë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”. Ajo ka folur për të kaluarën e saj duke cilësuar që muzika ka qënë shpëtimi i saj i vetëm pas divorcit të prindërve.

Xhensila është shprehur: “Muzika ka qënë e vetmja rrugë shpëtimi për të gjithë situatën që ka ndodhur atë periudhë. Në klasë të parë prindërit e mi u divorcuan, mami mori kujdestarinë time. Duke qënë se ishte dhe në punë, ajo sakrifikonte shumë. Në festën e abetares mami nuk ka qënë e pranishme, sikurse edhe babi. Kështu që e mbaj mend atë moment si një fotografi. Shikoja prindërit përreth fëmijëve dhe e kam si një kujtim të hidhur. Mamit nuk i dhanë leje atë ditë. Më coi në festën e abetares dhe erdhi nga fundi kur unë kisha recituar. Mbaj mend që kemi qarë shumë të dyja. Unë edhe pse isha fëmijë i vogël nuk doja ta jepja veten para mamit. Por asgje nuk ndodh rastësisht, mendoj se kjo gjë më ka bërë më të pjekur. Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qënë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qënë këngëtare. Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami ushtronte zërin dhe këndonim pafund bashkë. Në cdo moment ishim të dyja bashkë, përvec momentit të festës së abetares.”

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: