Shkrimtarja përlot me fjalët për të birin e ndjerë: M’i kurseni ngushëllimet

Flutura Açka është një ndër shkrimtaret më të mira që kemi në Shqipëri. Por ditën e sotme ajo ka përkujtuar djalin e saj të ndjerë, i cili do të mbushte 21 vjeç. Këtë e ka bërë me anë të rrjeteve sociale ku ka shprehur se edhe sot ajo do ta shtrojë tryezën për të festuar ditëlindjen e të birit.

Shkrimtarja Shqipëtare humbi djalin e saj të vetëm, Jerin van de Brink, në moshën 18 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rrallë.

Ajo ka shkruar: “Po hajde, moj mamka! Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta. 
Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut. Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto.”

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: