Ja cilët janë viktimat e teleferikut. 5-vjeçari i vetmi që shpëtoi

Tragjedia e ndodhur në Itali nga rënia e teleferikut, e cila u shkëput dhe ra nga lartësia, ka goditur 4 familje, 2 nga Lombardia, një familje nga Emilia Romagna dhe një nga Calabria. Mediat italiane kanë publikuar identitetet e personave që humbën tragjikisht jetën të dielën në rajonin e Piemontes.

Roberta Pistolato, e cila sot mbushte 40-vjeçe dhe Angelo Vito Gasparro, 45 vjeç, jetonin në Piacentino, të dy me origjinë nga Bari. Bashkëshortët kishin dalë në Liqenin Maggiore për të festuar ditëlindjen e gruas. 

Silvia Malnati, 27-vjeçe dhe Alessandro Merlo, 29 vjeç, ishin dy të fejuar nga Varese. Të apasionuar pas natyrës, detit dhe maleve, ata kishin dalë për një udhëtim jashtë qytetit.

Serena Cosentino, vajza 27-vjeçare nga Diamante dhe i dashuri i saj Mohammadreza Shahaisavandi 23 vjeç, me origjinë nga Irani, humbën gjithashtu jetën në aksident. 

Një familje e tërë me origjinë izraelite, me banim në Pavia, babai, nëna dhe dy fëmijët, u shua thuajse e tëra nga aksidenti tragjik. Amit Biran, 30 vjeç, gruan e tij Tal Peleg, 26-vjeçe dhe djali i tyre Tom, 2 vjeç. Djali tjetër i çiftit, i cili ishte me ta, u transportua në spitalin Regina Margherita në Torino, por nuk dihet ende nëse ai është fëmija i mbijetuar. Viktimë mbetën edhe stërgjyshërit e familjes. Itshak Cohen, 82 vjeç dhe gruaja e tij Barbara Cohen Konisky, 70 vjeç. Ata kishin mbërritur në Pavia disa ditë më parë për të takuar familjarët e tyre.

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: