Bieta rrëfen: Vjen një moment që u ndamë..

Moderatorja e “Ftesë në 5” Bieta Sulo ishte e ftuar në emisionin “Jashtë Loje”. Ajo është pyetur nga e emisionit moderatorja Sidorela Gjoni për momente të jetës së saj private. Ajo ka treguar se ata kanë pasur një periudhë të vështirë në marrëdhënie, kur vendosën të ndaheshin nga njëri-tjetri. 

Bieta është shprehur: “Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n. Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtetë për rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë e pashë dhe thashë kushedi do e ketë nisur gabim. Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night” nga Patti Smith. Dhe vargu që ai më dërgoi mesazh është në dy kuptime. Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por është edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’jemi martuar, s’kemi unazë jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim bashkë, por është edhe premtim nga ana tjetër”.

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: