Rama e ftoi për bashkëpunim PD-n, Partia Demokratike reagon

Edi Rama tashmë përsëri kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 25 Prillit mbajti sot mbledhjen e parë me deputetët e tij fitues. Në këtë takim ai ripërsëriti për të disatën herë ftesën e bashkëpunimit të partisë së saj me Partinë Demokratike.

Rama u shpreh se gjatë këtij mandati, ndryshe nga dy mandatet e tjera, nuk do të luftojnë me opozitën dhe nuk do bëhen pjesë e sherreve në media por dëshiron bashkëpunim me të.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Partisë Demokratike, të cilët kanë reaguar me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare. Ata shprehen duke e akuzuar Ramën si autorin e masakrës elektorale dhe për tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjithashtu ata shtuan se nuk do të ketë një marrëveshje dhe se do ta rikthejnë demokracinë në vend dhe asnjë diversion nuk do t’i ndalojë.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.”

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: