Juli sqaron sherrin me Sindin, “Sindi ishte me skenar”

Sindi dhe Juli ditën e djeshme patën një debat i cili solli largimi e Sindit nga emisioni. Gjithcka kishte të bënte me një video live të bërë nga Juli me Alesandron nga ku Sindi ishte ofenduar.

Në atë video live dëgjohet të thuhet nga Alesandro që të fuste edhe Sindin aty, por Juli i ishte përgjigjur “Ej q** r*bt e hedh telefonin”.

Sindi duke qarë shprehet: “Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”. Dhe më pas u largua duke thënë “Më falni”.

Por mesa duket edhe Juli nuk e ka lënë me kaq. Ai ka publikuar në Youtube një video ku shprehet se të sharat nuk i kishte për Sindin dhe sipas tij ajo kishte përgatitur skenar për ta bërë të dilte keq. Për më tepër ai thotë:

“Do ju jap një sqarim të vogël për skenarin e parapërgatitur të Sindit që ndodhi sot. Siç e patë dhe vetë unë nuk kam dalë as të shaj njeri dhe as t’i bie njeriu në qafë. Dola atje thashë për telefonin, vërtetë me Sindin nuk dua të dal “live” në Instagram, më mirë e hedh telefonin nga dritarja sesa dal me të “live”, por nuk e shava nga familja siç thotë ajo. Filloi me skenarin e saj që e ka përgatitur tre ditë rresht, ka dalë para pasqyrës atje dhe ka bërë provat e saj duke e thënë atë që lexonte. Sindi kishte ardhur me një qëllim të qartë që të viktimizohet. Nuk e shava as nga familja, po të doja ta shaja e shaja tek për tek dhe ja ku isha prapë në emision atje dhe do i thoja: Shiko unë kam këtë gjë me ty. E thashë për telefonin tim dhe për veten time që nuk doja të dilja live me të në Instagram. Nuk e di si qau, mbase qarkullon me qepë më vete në emision, por e gjitha ishte skenar i saj. Të gjithë menduan se e shava gocën vetëm se ajo qau. Nëse dua ta shaj ia them në sy, nëse s’ia them në sy, turp të më vijë dhe mua pastaj. S’kam asgjë me Sindin, përkundrazi isha nisur që të bëja një afrimitet të paktën shoqëror me Sindin dhe jo të përputhem dhe budallalliqe. Ajo ka dy muaj qëkur ia thashë atë muhabetin e vajit që do të më dalë kundra dhe të më kapë ata pjesët e vogla që të më nxjerrë mua keq”.

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: