Humbi jetën mes flakëve, Arjan Salën vlerësohet me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’.

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Arjan Salën tashmë hero i cili shpëtoi shokët e tij punonjës nga zjarri që ndodhi tek “Casa italia” por nuk mundi të shpëtojë veten e tij.

Meta u shpreh: “Mes dhembjes por me mirënjohjen dhe krenarinë e çdo shqiptari i akordova sot Heroit Arjan Sala, pas vdekjes, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.

“Në një kohë kur vendi ynë po vuan nga papërgjegjshmëria dhe egoizmi i babëzitur i një grushti njerëzish, Arjani na dëshmoi në mënyrën më të dhembshme të mundshme se Shqipëria ka në gjirin e saj plot njerëz të mrekullueshëm, heronj të padukshëm, që i bëjnë nder kombit.
Prindërve të Arjanit u shpreh mirënjohjen e pakufijshme, që mes sakrificave rritën dhe edukuan birin e tyre me vlerat më të larta njerëzore, me dashurinë vetëmohuese për njerëzit dhe përgjegjësinë ndaj detyrës. Bashkëshortes dhe djalit të vogël, Aronit, fatkeqësisht nuk ua kthejmë dot këtë humbje të pazëvendësueshme, por do t’u qëndrojmë pranë e kujdesemi në çdo moment, nga unë i pari si President i Republikës ashtu edhe çdo shqiptar tjetër, që u solidarizua me aktin heroik të Arjan Salës. Vetëflijimi i Arjanit na vendos të gjithëve përpara detyrimit, që të punojmë më fort për të ndërtuar një shtet më reagues, më funksional, një shtet me fytyrë më njerëzore, një shtet më social.
Arjani do të gëzojë respektin dhe mirënjohjen e përjetshme të të gjithë shqiptarëve si Hero i gjallë dhe bashkëkombas i Nënë Terezës!” përfundoi Meta.

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: