Rama premton: “5000 euro për emigrantët që ndërtojnë shtëpinë”.

Kryeministri Rama është me fushatë ditët e fundit por ama ai zbuloi sot një pikat e planit të Partisë Socialiste për zhvillimin e turizmit. Ai tha se në mandatin e tretë, qeveria socialiste do të dhurojë 5000 euro grant për çdo emigrant që vjen në Shqipëri për të investuar paratë e fituara jashtë shtetit duke e kthyer shtëpinë e vjetër të gjyshërve në një motor të agro-turizmit.

Rama tha: “Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri. Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar llogari për asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Një amnisti specifike e fokusuar te emigrantët që duan të kthehen këtu qoftë fizikisht, qoftë me investimet e tyre. Nëse duan ta ndërtojnë shtëpinë dhe të rrinë atje kjo është zgjedhje e tyre. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”.

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: