Tea: Ishte xheloz prandaj u ndava nga Bearti

Ish cifti i “përputhen” Tea dhe Beart para pak ditësh u shprehën se janë ndarë me njëri tjetrin duke mos treguar të vërtetën e ndarjen. Mirëpo ditën e djeshme Tea ka dhënë një rrëfim se ndarja me Beartin ishte për shkak të xhelozisë së Beartit.

Tea është shprehur se ajo dhe Bearti nuk ndaheshin në asnjë moment nga njëri tjetri gjë që e bëri lidhjen mjaft toksike.

Për më tepër ajo thotë: “Nuk kam qejf të flas dhe të jap detaje. Do kisha zgjedhur që të mos ta bëja nëse gjithçka që kishte të bënte me marrëdhënien time me të nuk do ishte kaq publike. Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, poashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme. 24 orë të ditës i kalonim bashkë. Madje edhe kur lyeja flokët ai ishte me mua. E shijoja por tani që e shikoj në një perspektivë tjetër ishte diçka që s’duhet kishte ndodhur. Na mbyti të dyve neve. Nuk e di çfarë na bëri ta zhvillonim kështu marrëdhënien tonë, mbase presioni nga njerëzit, nga publiku, nga të gjitha anët. Nga fakti që Bearti kishte ca pasiguri ndaj meje dhe unë e kam kuptuar shumë vonë që e gjithë kjo erdhi për shkak të pasigurive. Çfarë dua të them unë me pasiguri? Xhelozi! Një nga faktorët kryesorë që na bënte të kishim mosmarrëveshje. Sado jam përpjekur që të rregulloj në çdo moment apo të ndryshoj jetën time. Jam njeri i lirë por sa kemi qenë bashkë kam hequr dorë nga gjithçka. S’kam bërë gjë tjetër pos t’i përkushtohesha atij. Një gabim i madh”.

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo di WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione /  Modifica )

Google photo

Stai commentando usando il tuo account Google. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione /  Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione /  Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: